Feja kundër surrogacisë/ Çomeni: Ligj me pasoja negative për shoqërinë. Mund të kthehet në biznes të mirëfilltë kundrejt pagesës (VIDEO)

Feja kundër surrogacisë/ Çomeni: Ligj me pasoja negative për shoqërinë. Mund të kthehet në biznes të mirëfilltë kundrejt pagesës (VIDEO)

Projektligji për shëndetin riprodhues, i cili i hap rrugën shtatzënisë surrogative përmes nënës zëvendësuese, krijimit të bankës së qelizave riprodhuese dhe dhurimit të tyre, lejimin e sterilizimit apo dhe abortit në javën e 14 të gruas shtatzënë është hedhur për konsultim publik.

Por komunitetet fetare në Shqipëri dalin njëzëri kundër projekt-ligjit për shëndetin riprodhues dhe seksual për disa fakte, arsyeton në studion e ‘MCN live’ teologu Toma Çomeni.

Ne jemi si komunitet ndërtojmë një marrëdhënie komunikimi edhe deklarata që kemi dhënë si këshill fetar dhe kemi bërë për të ndërtuar një dialog dhe për të gjetur rrugën më të mirë të mundshme që ky proces të mos krijojë pasoja që do jenë shumë negative për të ardhmen shqiptare.

Se ndoshta sot një pjesë edhe mund ta pëlqejnë se duke nisur edhe nga ndjeshmëria njerëzore që edhe ata që nuk kanë fëmijë, të bëjnë, por edhe nënat pse duhet ta mbajnë që e bëjnë në emër të lirisë abortit, e kështu me radhë.

Por pas disa vitesh pasi të mbyllet ky brezi që do lindi këta fëmijë, do ketë pasoja të rrezikshme për shoqërinë shqiptare jo thjesht me idenë se po ndodhin gjëra të dukshëm siç presim ndonjëherë por do vijë fëmijët të cilët do vijnë prej fekondimit artificial dhe nuk e dinë se kush janë.

Teologu Çomeni e sheh rrezikun e këtij projektligji në një kthim të biznesit të mirëfilltë kundrejt pagesës së nënave surrogate.

 E dyta, do kthehet gjithmonë e më tepër nëna zëvendësues sepse si term 'surrogate' se them dot.

Do kthehet si një biznes i mirëfilltë sepse pjesë e femrave që edhe nga pamundësia ekonomike do ofrohen kundrejt pagesës pavarësisht se këmbëngulet se do jetë me pagës, por do zhvillohet biznesi i shërbimit kundrejt pagesës.

Kështu që do kemi pasoja realisht të rrezikshme dhe të dëmshme për shoqërinë shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy