Ditë zie kombëtare/ Të majtë e të djathtë homazhe në nder të ish-Presidentit Nishani

Ditë zie kombëtare/ Të majtë e të djathtë homazhe në nder të ish-Presidentit Nishani

Me vendim të qeverisë dita e sotme është shpallur ditë zie, në nder të ish-Presidentit Bujar Nishani, i ndarë nga jeta pak ditë më parë.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar është ulur në gjysmështizë.

Ceremonia e homazheve nisi nga 10:00, për të vijuar deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës.

Presidenti Ilir Meta dhe drejtues të tjerë të lartë të shtetit, ashtu dhe ish-Kryeministri Sali Berisha u përkulën para arkëmortit të ish-Presidentit të ndjerë.

Edhe nga radhët e mazhorancës u bënë homazhe për ish-Presidentin e ndjerë, mes tyre kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, Mimi Kodheli, Klodiana Spahiu, Petro Koçi etj.

Homazheve iu bashkuan edhe ish-presidentët Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi, por edhe ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.

Ndërkohë shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për vitin 2022.

Ish-Presidenti do të përcillet më tej drejt varrezave të Sharrës, i shoqëruar me një kortezh mortor.

Bujar Nishani, u nda nga jeta të shtunën e lënë pas në moshën 56-vjeçare.

Ai gjeti vdekjen rreth një muaj pasi ishte shtruar në Gjermani.

Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të ish-Presidentit, erdhi pas infektimit me Covid, ku sëmundja autoimune në mëlçi nga e cila vuante, bëri që shëndeti i tij të pësojë vetëm rëndim.

Pas shtrimit në spitalin e Sanatoriumit, ai u dërgua në fund të prillit në Gjermani, ku dhe ndërroi jetë.

Bujar Nishani ishte në krye të shtetit nga 24 korriku i vitit 2012, deri në 24 korrik 2017.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy