“Sea Cloud”, një nga anijet më të mëdha me vela në botë është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit.
Mjeti lundrues me gjatësi 109.5 metra është ankoruar në kalatën numër 4,, në afërsi të vinçave të ngarkim-shkarkimit.
Anija me vela është prodhuar në vitin 1931, por që nga viti 1979 shërben si kroçerë.
Në bordin e saj gjenden dhjetëra turistë elitarë, të cilët do të vizitojnë qytetin bregdetar.
Anija “Sea Cloud” ka ndaluar për herë të fundit në portin e Durrësit në vjeshtën e vitit 2019, për t’u rikthyer këtë sezon turistik, për herë të tretë në harkun kohor të tre muajve.



