Shpërthimi i vullkanit Bogoslof në Ishujt Aleutine në Alaskë ka bërë që autoritetet të lëshojnë alarmin për aviacionin në këtë rajon.
Shpërthimi ka ndodhur të shtunën në orën 10:15 sipas kohës lokale dhe reja e tymit të dalë nga vullkani ka arritur deri në 9 km lartësi.
Autoritetet lëshuan kodin e kuq për aviacionin meqë hiri vullkanik mund të shkaktojë turbulenca të motorit reaktiv, të errësojë dritaret, madje edhe të dëmtojë elektronikën në sistemin e navigimit.
Mbi vullkanin aktiv kalon linja që lidh Amerikën Veriore dhe Azinë dhe vlen si një nga linjat më të frekuentuara ajrore në botë.
Ishulli Bogoslof gjendet 98 kilometra në veriperëndim të Dutch Harbor në Alaskë. Ai është maja e vullkanit nënujor që shtrihet pothuajse 1.7 kilometra në thellësi. Në mënyrë konstante është i trazuar dhe mund të shpërthejë në çdo moment.



