Mallkimi i Bashkisë së Himarës

Mallkimi i Bashkisë së Himarës

Si përfundoi në qeli Jorgo Goro për tjetërsim pronash dhe Fredi Beleri për korrupsion zgjedhor

Prokuroria e Posaçme ,SPAK njoftoi se ka vënë nënsekuestro  5080 metra katrorë tokë në fshatin Gjilekë të Himarës e cila dyshohet se është regjistruar me dokumeta të falsifikuara. Në tetor të vitit të kaluar ishte sekuestruar edhe një sipërfaqe tjetër prej 5512 metrash katrore. Në këto sipërfaqe toke është duke ndërtuar hotelin e tij luksoz biznesmeni Artan Gaçi, bashkëshorti i ish ministres së jashtme ,Olta Xhaçka, aktualisht deputete.

Për konflikt interesi për këtë rast opozita kërkon heqjen e mandatit në gjykatën kushtetuese për të.

Për falsifikimin e dokumetave për pronat e mësipërme  SPAK arrestoi kryetarin në detyrë të bashkisë së Himarës Jorgo Goro. Mbi të rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës duke qënë se ka krijuar lehtësira që personat të regjistronin tokën me dokumeta të falsifikuara në mënyrë që dy parcelat të bashkoheshin dhe të krijohej një parcele e vetme me sipërfaqe 10 592 metra katrorë, aq sa duheshin për projektin .

SPAK për këtë çështje u vu në lëvizje nga një kallëzim i Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës dalë nga zgjedhjet e vitit 2023.

Ai ndodhet në burg pasi u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Oganizuar për blerje të votave, por kjo nuk e pengoi që ti sillte prokurorisë një shembull se çfarë po ndodh me pronat në bregun e jugut si dhe rolin e institucioneve lokale në tjetërsimin e pronave.

Kur themi institucionet lokale këtu futet edhe prokuroria e Vlorës e cila pavarësisht se kishte një kallëzim nga një banorë i Himarës për këtë pronë vendosi të pezullojë hetimet dhe vetem pasi Fredi Beleri bëri denoncim në SPAK, akuza e qytetit bregdetar vendosi të përcjellë drej Tiranës kallëzimin.

Mihallaq Bunjaku në vitin 2021 i drejtohet prokurorisë së Vlorës me një kallëzim ku akuzon personin Foto Mëhilli se  po i merr një sipërfaqe tokë në vendin ku Artan Gaçi do të ndërtonte resortin e tij. Ai është pyetur në prokurorinë e Vlorës por vetëm kaq, prokurorët e këtij rrethi nuk kanë mundur të shkojnë me tej.

Pas nisjes së hetimin nga SPAK pamë që të thirren për tu pyetur disa herë Jorgo Goron , por edhe biznesmenin Artan Gaçi.

Në vendimin e Gjykatës që çoi në qeli Jorgo Goron thuhet se prona në të cilën Artan Gaçi po zhvillon resortin e tij është regjistruar me anë të një Akti të Marrjes së Tokës në Pronësi të falsifikuar.

Ajo fillimisht ka qënë në emër të Foto Mëhillit dhe më pas është trashëguar nga Stavri Mëhilli, për të cilin është vendosur masa e sigurisë arrest me burg, por deri tani nuk është mundur të ekzekutohet.

Pasi toka është marr në pronësi nga ky i fundit ai ia ka shitur sipërfaqen prej 5512 metrash katrore biznesmenit Artan Gaçi për shifrën e 126 milion lekëve të vjetra. Kjo shifër nuk i përgjgijet çmimeve të tregut në këtë zonë pasi toka është shitur me 23 euro për metër katrorë.

Në këtë mënyrë biznesmeni Gaçi siguroi gjysmën e sipërfaqes së tokës që i duhej për të zhvilluar projektin e tij të një hoteli me 5 yje , me një total prej 106 suitash.

Ndërsa gjysmën tjetër të sipërfaqes sipas prokurorisë së posaçme është zhvendosur po me anë të disa dokumetave të falsifikuara nga ana e intitucioneve lokale ,Bashkia e Himarës dhe hipoteka e Vlorës.

Jorgo Goro në bashkëpunim  me Jerasimo Bashon drejtor i menaxhimit të tokave në bashkinë Himarë kanë bërë zhvendosjen faktike në terren të 5080 metrave katrore tokë private duke ia vendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit duke bërë të mundur që kompania private të kishte sipërfaqen e duhur për të ndërtuar hotelin luksoz.

Për këtë episod, Prokuroria e Posaçme thotë se të dy zyrtarët e Bashkisë së Himarës kanë tejkaluar kompetencat që iu jep ligji pasi fillimisht është shprehur për ekzitecën e një mbivendosje pasurisht dhe më pas ka konfimuar një plan vendosje.

Shtetasi nën hetim ka tejkaluar të gjitha kompetencat që ligji i njeh, duke u shprehur për ekzistencën e një mbivendosje pasurish të paluajtshme në terren dhe  më pas duke konfirmuar një plan vendosje, e  cila rezulton të ketë shërbyer jo vetëm për transaksionet e mëpasshme ndërmjet subjekteve të ndryshëm por edhe për zhvillimin e  pronës, përfshirë këtu pajisjen me leje ndërtimi për një kompleks turistik në emër të një shoqërie tregtare, i cili do të ndërtohet mbi të dyja sipërfaqet në fjalë të cilat janë kufitare 10.592 m2.Pa asnjë verifikim dhe pa kryer asnjë veprim konkret për kontrollin mbi vërtetësinë dhe saktësinë e këtij plan rivelimi, duke konsideruar këtu edhe faktin që zona ku ndodhet prona e pretenduar, rezulton zonë e pamenaxhuar ku ende nuk kishte filluar regjistrimi fillestar sistematik për të gjithë pasuritë e përfshira në të.””- Prokuroria e Posaçme

Prokuroria nuk ka sqaruar se përse është vepruar kështu në këtë rast dhe cilat kanë qënë arsyet që i kanë çuar për të zhvendosur një tokë private , në tokë shtet. Megjithatë fakti është se nga ky veprim është plotësuar sipërfaqa që kërkohej për të zhvilluar projektin dhe nuk përfitohej tokë shtet nga privati.

Tani do të fokusohemi pak me gjatë tek tjetërsimi i 5512 metrave katrorë dhe veprimeve konkrete që kanë kryer zyratrët e Bashkisë së Himarës dhe kadastra e qytetit të Vlorës e cila në atë periudhë ndërronte drejtorët thuajse çdo muaj.

Pa bërë asnjë verifikim sipas asaj që kërkon ligji Jorgo Goro dhe vartësi i tij Jerasimo Basho kanë përcjellë drejt hipotekës dokumeta të falsifikuara duke bërë shteti të humbë sipërfaqen e tokës dhe të përfitojë privati , në këtë rast Stavri Mëhilli.

Një nga veprimet konkrete të Jorgo Goros përveç marrjes në konsideratë të një AMTP-je false është edhe kërkesa për konfirmim nga Këshilli i Qarkut Vlorës . Ky dokument është pjesë e dosjes së dërguar nga bashkia drejt hipotekës për regjistrim në datën 18 mars 2019 . Ndërsa kërkesa në Këshill ka mbërritur në datën 15 prill 2019, pra rreth një muaj me vonë. Ndërsa në dosje prokuroria thote se edhe pas datës 15 prill 2023 bashkia nuk ka marrë një konfirmim nga qarku për këtë kërkesë.

“Sa më sipër rezulton se sa është përshkruar në shkresën nr. 731 datë 18.03.2019 nënshkruar nga Kryetari i Bashkisë Himarë Jorgo Goro, e cila ka shërbyer për më pas për regjistrimin përfundimatrë të pronës rëzulton të jetë rrethanë e cila nuk përputhet me faktet dhe të dhënat e pasqyruara në shkresat dhe regjistrat e protokollit si më sipër. Nga kqyrja në këtë rubrikë të regjsitrit ka rezultuar se Këshilli i Qarkut Vlorë nga ana e tij nuk ka kthyer asnjë përgjigje në adresë të Bashkisë Himarë pas admnsitrimit nga kjo e fundit. Për këtë shkak edhe pas datës 15.04.2023, bahskia Himarë nuk ka marrë asnjë konfirmim nga Këshilli i Qarkut Vlorë që lidhet me formularin nr.6 apo çfarëdo konfirmim tejtër që ka lidhje me pasurinë për të cilën i ka kërkuar ZVRPP Vlorë regjsitrimin”- Prokuroria e Posaçme

Në dosje sqarohet edhe një tjetër shkelje e ligjit kryer nga zyrtarët e bashkisë së Himarës në rastin e përfitimit të tokës nga Stavri Mëhilli. Sipas argumetimit të prokurorit AMTP-ja false e dorëzuar për regjistrimit e 5512 metrave katroroe është e llojit trualll. Kaq do të mjaftonte thotë SPAK që Bashkia Himarë të bëntë verifikimet për vërtetësinë e këtij dokumeti pasi ligji 7501 ka si objekt të tij ndarjen e tokës bujqësore dhe jo trojet .

“Rezulton se pasuria është e llojit truall dhe do të duhej të përbente shkak të mjaftueshëm për Bashkinë Himarë për të kryer menjëherë dhe në mënyrë të domosdoshme procedurat e verifikimit të vërtetësisë së këtij akti të marrjes së tokës në pronësi. Kjo pasi në referim të parashikimeve të ligjit nr.7501 objekt i kalimit të tokës në pronësi me Akt të Marrjes së Tokës në pronësi ka qënë toka bujqësore dhe jo toka që mban zërin kadastral truall. Në këto kushte duke iu referuar faktit që AMTP-ja e paraqitur nga shtetasi Stavri Mëhilli pranë Bashkisë Himarë rezulton se përmban një parcele me sipërfaqe të konsiderueshme prej 5512 metrash katrore e cila sipas këtij akti ka zërin kadastral përkatës “truall”, Bashkia Himarë do të duhej të kryente procedurën e verifikimit mbi përkatësinë e kësaj parcele dhe zërin kadastral përkatës.”- Prokuroria e Posaçme

Prokurorët dhe oficerët e Byrosë Kombëtarë të Hetimit kanë pyetur për këto rast Jorgo Goron i cili ka dhënë përgjigjet e tij lidhur me këto shkleje të gjetura nga prokuroria. Sipas Goros i gjithë dokumetacioni është hartuar nga drejtoria e Menaxhimit të Tokës për të cilat ai nuk ka qënë në dijeni por thjesht ka firmosur kthimin e përgjigjes si titullar institucioni për zyrën e hipotekës së Vlorës. Ai është pyetur edhe për bazën ligjore që ka përdoruru për të konturuar tokën.

“Deklaruesi është përgjigjur se ka ndërhyrë  për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes shtetasve. Kjo kompetencë sipas deklaruesit patashikohet në ligjin për vetqeverisjen vendosre dhe konkretisht nenin 29 pika 3 e ligjit numër 139 vitit 2015, i cili parashikon se në fushën e sigurisë publike, bashkitë janë përgjegjëse për garantimin e marrëdhenieve me komunitetin, parandalimin dhe ndërmjetësimin për zgjidhjen e konflikteve në komunitet.”- Prokuroria e Posaçme

Jorgo Goro ka sqaruar pozicionin e tij mbi zhvendosjen që i është bërë 5080 metrave katrore tokë ngjitur me parcelen që e kishte blerë tashme biznesmeni Artan Gaçi . Ish kryetari i bashkisë Himarë ka thënë se ka dhenë vetëm një mendim se ku mund të jëtë ajo pronë me qëllim zgjidhjen e konfliktit.

“I pyetur nga është nisur për të dhënë një mendim për identifikimin me numër të pronës së shtetasve Haris Runa dhe krenar Adili deklaruesi shprehet se kërkesa me numër 19555 datë 7.09.2016 e ZRPP Vlorë nuk parashikon dhënien e mendimi për konturimin e pronës së shtetasve Harsi Runa dhe Krenar Adili po ata si institucion kanë shkuar më tej në përgjigjen e tyre kur kanë dhënë mendim që pronat e këtyre shtetasve konturohen në pasurinë me numër 36/35.”-Prokuroria e Posaçme

Përvec zyrtarëve të bashkisë Himarës pjesë e kësaj skeme tjetërsimi të pronës në bregdetin e jugut janë edhe zyrtarët e hipotëkës së Vlorës për të cilët është vendosur masa e sigurisë arrest shtepie. Sipas prokurorisë ata kanë shpërdoruar detyrën duke bërë të mundur të gjithë paligshmërinë e shpjegur më lart.

Ky ishte fati i njërit prej kryebashkiakëve të zgjedhur të Himraës e cila në 10 vitete e fundit ka interes të madh se kush do të jetë në krye të saj. Kjo për shkak të zhvillimi ekonomike që po ndodhin në atë zonë ku I gjithë bregu i saj është pushutuar nga ato që njihen investime strategjike. Dhjetra resorte me vila,apartamente  si dhe hotele janë duke u ndëruar në bregun më të bukur të vendit që menaxhohet nga bashkia himarë.

Fatin e Jorgo Goros, e kishte edhe Fredi Beleri, i shpallur fitues në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar të zhvilluara në bashkinë Himarë.

Por ai u arrestua dy ditë para se zhvillohej procesi i votimit me akuzën e korrupsionit zgjedhor.  Beleri fillimisht u arrestua me urdhër të prokurorisë së Vlorës pas informacioneve dhe hetimit të zhvilluar se në Himarrë po bleheshin votat.

Rezulton se pas regjistrimit te këtij procedimi penal, në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, është paraqitur de ka dhënë deklarime me vullnetin e tij të lirë shtetasi Arsen Rama, me banim ne qytetin e Himarës, i cili ka pohuar ndër të tjera se nga ana e shtetasit Dhionisios Alfred Beleri, kandidat i koalicionit Bashkë Fitojmë, si dhe nga persona pjese e shtabit te tij elektoral, i ishin ofruar shuma monetare me qellim që shtetasi A.R ti përdorte për blerjen e votave tek votues ne Bashkinë e Himarës dhe fshatrave pjese e kësaj Bashkie, të cilët ne këmbim duhet të votonin për kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë, shtetasin Dhionisios Alfred Beleri. Në deklarimin e tij, ky shtetas ka pohuar se ishte i gatshëm që kundrejt marrëveshjes me organin procedues, te kryente veprime simuluese me qëllim evidentimin dhe konstatimin e faktit te pohuar prej tij”- Prokuroria e Vlorës

Kjo dosje me pas u dërgua për kompetencë drejt prokurorisë së Posaçme e cila zhvilloi hetime të saj dhe brenda disa muajsh i përfundoi ato dhe dosja kaloi për gjykim. Aktualisht procesi gjyqsorë ka përfunduar në shkallën e parë dhe Fredi Belëri është dënuar me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor.

Akuza të cilat janë hedhur poshte si nga Bleri ,ashtu edhe nga përfaqësuesit e tij ligjor duke e ciëlsuar këtë proces si të montuar dhe politik. Synimi sipas tyre ishte që bashkia Himarë të drejtohej sërish nga kandidati i Partisë Socialiste Jorgo Goro.

Hetimi i kryer ishte i paligjshëm duke sqaruar se provat e prokurorisë janë të papaërdorshme në nëj proces të rregult gjyqësorë. E para ka të bëjë me kompetencën e prokurorisë së vlorës e cila nuk mund të kryheje hetime të tilla pasi nuk e ka në tagrin ligjore. Gjithashtu përgjimet dhe vëzhgimet e policisë ishin kryer më inciativë të saj pa dalë ende një urdhër nga prokurori ,apo vendim nga gjykata, duke akuzuar drejteusin e prokurorisë së Vlorës se ka vepruar politikisht.

Avokatët mbrojtës të Fredi Belerit në proces sqaruan se hetimi kishte filluar mbi dëshminë e dy vëllezërve Arsen dhe Avdyl Rama të cilët duhet të akuzohen për dëshmi të rrme. Arsen Rma sipas tyre ishte ishte paguar nga policia dhe kjo është në kundërshtim me ligjin.

Asnjëherë zgjedhjet lokale në Bashkinë  Himarë nuk kanë qënë të thjeshta. Gjithmonë ato kanë sjellë probleme nga viti 2000 dhe më pas ku fokusi sihte tek minoriteti grek i cili e kërkonte gjithmonë këtë bashki dhe konflikti për këtë bashki kishte më shumë ngjyra nacionale.

Por dicka ndryshoi pas vitit 2015 kur në këtë zonë filluan të fokusoheshin pjesa më e amdhe e investimeve strategjike duke nxjerrë na pah një tejtër problematike të mprehtë të kësaj zonë regjistrimi i pronave.

Roli i kryetarit të bashkisë në mbarëvajtjen e projekteve në Himarë është i rëndësishëm dhe një pjesë e opozitës akuzon se pikërisht kjo është një ndër arsyet pse Fredi Beleri u burgos.

Himara është kthyer në arenën ku bëhen bashkë interesat e bizneseve të mëdha, problemet me regjistrimin e pronave të cilat lakmohen nga të gjithë dhe problemet nacionaliste duke qënë se këtë bashki jeton një pjesë e mirë e minoritetit grek.. 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy