Marku: Trashëgimtarët dhe pasuria nga bashkëjetesa zgjidhen në gjykatë (VIDEO)

Marku: Trashëgimtarët dhe pasuria nga bashkëjetesa zgjidhen në gjykatë (VIDEO)

Avokatja Aurora Marku thotë se bashkëjetesa në Shqipëri është bërë një trend i ri dhe se në rastin e ndarjes së çiftit, mund t’i drejtohesh gjykatës për të zgjidhur pasojat, siç mund të jetë një fëmijë në mes apo çështje prone.

Ajo tha për “MCN Informacion” se e mira është që të bëhen kontrata paramartesore dhe para bashkëjetesës.

Nëse nuk kanë një kontratë para bashkëjetesës, mjafton që para gjykatës ta vërtetosh që kjo banesë është vënë gjatë bashkëjetesës që është procedurë që zgjat në kohë, banesa pjesëtohet.

Në rastin e bashkëjetesës është pak më e ndërlikuar që ta bindësh gjykatën që kjo gjë ka ardhur nga momenti që ka filluar kjo bashkëjetesë.

Në bashkëjetesë kujdestaria e fëmijës vendoset njëlloj si në rastin e zgjidhjes së martesës.

Thjesht nuk ka zgjidhje martesa, por pasojat janë njëlloj si nga martesa.

Fëmija i ardhur nga bashkëjetesa i nënshtrohet të njëjtave hapa ligjore.

Konflikti më i madh gjatë përfundimit të bashkëjetesës është tek fëmija.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy