Aksioni për lirimin e hapësirave publike po vijon edhe në Durrës e Lezhë. Ne bregun e Durrësit janë proceduar penalisht shtatë shtetas për uzurpim të hapësirave publike. Ndërsa, në qytetin e Lezhës dhe Sarandës ka nisur kontrolli dhe të gjithë strukturat që kanë zënë hapësirat publike duhet t’i lirojnë brenda 5 ditëve.



