Zjarret/ Mbërrijnë në Rinas 3 helikopterët nga Çekia dhe Holanda

Zjarret/ Mbërrijnë në Rinas 3 helikopterët nga Çekia dhe Holanda

Pasditen e sotme kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit 3 helikopterët nga Holanda dhe Çekia, si pjesë e mbështetjes që dy vendet po i japing Shipërisë për të shuar vatrat e zjarrit në terrenin e vështir malor. Mjetet u pritën në aeroportin “Nënë Tereza” nga zv/ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici, Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako, përfaqësues të ambasadave përkatëse, Shefi politik i delegacionit të BE-së në Tiranë, Alexis Hupin.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes Bici, njoftoi se puna e helikopterëve do të nisë nesër në mëngjes herët. Ndërsa, shefi politik i delegacionit të BE, Alexis Hupin tha se ndihma që vjen nga Bashkimi Evropian është shenjë e solidaritetit evropian.

Kjo është një shprehje e solidaritet të Bashkimit Evropian dhe duam t’i qëndrojmë në krah të Shqipërisë në këto momente. Jemi këtu për të mbrojtur jetët e njerëzve që po preken nga këto zjarre dhe gjithashtu bukuritë e natyrës shqiptare. Nesër fillon puna me helikopterin”, u shpreh Hupin.

Bashkë me helikopterët, pjesë e ndihmës janë edhe mbi 50 forca ushtarake të specializuara në fushën e emergjencave civile, të cilët do t’i bashkohen efektivëve shqiptarë që prej ditësh janë në përpjekje të pandërprera për shuarjen e flakëve në disa zona të Shqipërisë. Bashkimi Evropian aktivizoi Mekanizmin e Mbrojtjes Civile për t’u ardhur në ndihmë disa prej shteteve më të prekura nga zjarret si Shqipëria, Italia, Greqia e Maqedonia e Veriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy