Mos e bëni këtë gabim gjatë dushit

Mos e bëni këtë gabim gjatë dushit

Dushi i mëngjesit ose i mbrëmjes është një moment relaksi dhe kujdesi për higjienën personale. Por ka një detaj të cilin duhet ta vlerësojmë. Nëse shumica e njerëzve e nisin me larjen e trupit e më pas lajnë flokët me shampo dhe balsam, kjo duket të jetë një veprim i gabuar, madje mund të rezultojë i dëmshëm.

Ekspertët thonë se fillimisht duhet larë koka, në mënyrë që më pas, me anë të një detergjenti neutral, të largohen nga lëkura e trupit të gjitha mbetjet e shampos dhe balsamit, të cilat janë të dëmshme për epidermën.

Dermatologët kanë edhe këshilla të tjera përsa i përket dushit. Ata thonë se nuk duhet të qëndrojmë gjatë nën dush, pasi kjo e than lëkurën. Por edhe nxehtësia e ujit është shumë e rëndësishme. Këshillohet që uji me të cilin lahemi të mos jetë shumë i nxehtë, pasi edhe kjo çon në tharje të lëkurës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy