Gjatë ditës se sotme masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë mot të kthjellët dhe të ftohtë ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në vijën bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të pakta do të jenë zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave duke risjellë reshjet e shiut në të gjithë vendin; më të dendura në orët e mesnatës..
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.



