Bankat kryesore të Wall Street pritet të shkurtojnë deri në 200 mijë vende punë gjatë tre deri në pesë vitet e ardhshme për shkak të adoptimit të AI.

Sipas Bloomberg Intelligence, ky reduktim i ndjeshëm i fuqisë punëtore i atribuohet kryesisht aftësisë së AI për të kryer detyrat e kryera puonjësit në mënyrë më efikase dhe të saktë.
Shkurtimet e afërta të vendeve të punës pritet të prekin kryesisht departamentet, ku kryhen detyra rutinë.
Pozicionet që përfshijnë analizën e të dhënave, vlerësimin e tendencave financiare dhe vlerësimin e rrezikut janë veçanërisht të cenueshme, pasi sistemet e AI mund të përpunojnë sasi të mëdha informacioni dhe të gjenerojnë njohuri me shpejtësi që tejkalojnë aftësitë njerëzore.
Pozicionet e nivelit fillestar në Wall Street mund të përballen gjithashtu me një të ardhme të pasigurt pasi firmat financiare konsiderojnë uljen e punësimeve të reja deri në dy të tretat, pasi AI merr përsipër përgjegjësitë e kryera nga analistët e rinj.



