Këngëtarja shqiptare, Rozana Radi ka realizuar klipet e dy këngëve të njohura të Francesk Radit, Adresa dhe Bicikleta.
Thuhet se ishte ëndrra e xhaxhit të saj të ndjerë që ti sillte këto projekte të njohura me video muzikore.
Nga pamjet duket se xhirimet janë kryer në Tiranë.
Ajo ka zgjedhur që të sjellë vetëm figurën e saj në këto klipe, duke e ruajtur zërin e vecantë të këngëtarit.
Ka vetëm disa muaj që ai ka ndërruar jetë dhe muzika e tij vazhdon të mbetet në mendjen e shqiptarëve.



