Dështon marrëveshja për targat/ Lajçak: Ftoj negociatorët për t’u takuar sërish

Dështon marrëveshja për targat/ Lajçak: Ftoj negociatorët për t’u takuar sërish

I Dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka folur pas dështimit të arritjes së marrëveshjes për targa.

Lajcak përmes një shkrimi në Twitter, i ka ftuar kryenegociatorët që të takohen sërish për të arritur marrëveshje dhe për të vazhduar diskutimet për çështje tjera. Ai po ashtu ka kërkuar nga palët që të përmbahen nga veprime që mund të cenojnë sigurinë.

Sot nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat. I ftoj kryenegociatorët të takohen sërish në ditët në vijim për të rënë dakord mbi rrugën përpara dhe për të vazhduar diskutimet për çështje të tjera aktuale.

Ne presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë në terren.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka zhvilluar sot takim trilateral me homologun serb Petar Petkoviç dhe Emisarin Miroslav Lajçak por që s’është nënshkruar asnjë marrëveshje përfundimtare për targat.

Sipas zëvendëskryeministrit Bislimi, pala serbe s’ka prezantuar preferencën e saj në grupet punuese dhe s’kanë pranuar që detyra për një zgjidhje të çështjes  së targave të bartet te kryenegociatorët dhe të gjendet zgjidhje për 30 ditët e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy