Çdo vit e më shumë fermerët e Kosovës po heqin dorë nga kultura e mbjelljes së grurit. Sipas të dhënave nga ministria e Bujqësisë së Kosovës këtë vit ka patur 14 ha më pak se vitin e kaluar. Shkak për këtë është bërë konkurrenca e pabarabartë nga importi nga Serbia.



