Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit Bujar Lako. Në një postim në rrjetet sociale, Kumbaro thotë se puna e aktorit mbetet e gjallë përjetë.
“Ike pabesisht Bujar Lako, por mbete përjetësisht Gjeneral Gramafoni!
Lamtumirë Artist ndonëse nuk na ikën dot!”, shkruan ajo, ndërsa bashkëngjitur ka postuar një fragment nga filmi “Gjeneral Gramafoni”.



