
Merret për të 8 herë në pyetje kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe gruaja e tij Sara. Cifti kryeministror dyshohen për përfshirje në dy raste korrupsioni, në të ashtuquajturat Dosja 3 mijë dhe dosja 4 mijë. Policia thotë se ka prova të mjaftueshme, por deri tani Prokuroria ende nuk ka ngritur akuzat.



