Situata në veri të Kosovës, Milo: Heshtja e Beogradit tregon se diçka u ka dalë jashtë kontrollit

Situata në veri të Kosovës, Milo: Heshtja e Beogradit tregon se diçka u ka dalë jashtë kontrollit

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, thotë se tensionimi i situatës në veri dhe mungesa e reagimit nga Beogradi hedh dyshime të forta mbi implikimin e këtij të fundit. Në një intervistë në studion e lajmeve, Milo tha se mungesa e reagimit nga ana e Serbisë gati 24 orë pas ngjarjes, është një shenjë se diçka ka dalë jashtë kontrollit.

Nuk fiton askush. Jo vetëm humbin jetë njerëzore, por humbet qëndrueshmëria dhe tensionohet situata.

Ajo që ka ndodhur sot vë në dyshim strategjinë e fuqive perëndimore në raport me krizën në Kosovë që shpërtheu muajve të fundit. Është interesant fakti që deri tani që po flasim, Beogradi nuk ka reaguar.

Reagimi i kishës si institucion më vete nuk përfaqëson shtetin. Ngjarja ka ndodhur në objektin nën administrimin e saj. Qeveria në Beograd deri tani ka heshtur dhe heshtja tregon shumë. Që në mëngjes herët, Beogradi do të kishte reaguar. Por kjo është një shenjë se janë kapur të papërgatitur.

Skenari mund të ketë qenë për të fshehur autorësinë. Në kanalet diplomatike funksionon komunikimi, por ne nuk mund ta dimë se çfarë diskutohet.

Që sulmuan manastirin, institucion që nuk sulmohet për nga statusi që ka, forcat e policisë së Kosovës dhe viktimat dhe fakti që janë një grup njerëzish që kanë organizuar një sulm të koordinuar, nuk mund të ndodhte si nismë e një grupi vullnetar pa mbështetje. Ku i gjetën armatimet e rënda? Nuk mundej kur grup të vepronte vetëm pa mbështetjen e strukturave zyrtare apo nacionaliste.

Fakti që Beogradi po hesht tregon se diçka u ka dalë jashtë kontrollit. Janë përballë një fronti kritik ndërkombëtar.

Milo tha se situata e krijuar mëngjesin e së dielës, pavarësisht gravitetit, e vë Kosovën në avantazh në raport me ndërkombëtarët dhe rrjedhimisht edhe procesin e dialogut.

Është e vështirë të nisë dialogu pas kësaj ngjarjeje të rëndë. Është momenti që edhe SHBA dhe Be të korrigjojnë qëndrimet e tyre, sepse deri tani përgjegjësinë për situatën në veri ia kanë adresuar Kosovës.

Me këtë situatë, Kosova është në avantazh dhe duhet të dijë ta administrojë këtë situatë. Të mos tregohet agresive. Të ofrojë bashkëpunim sepse nuk bëhet ndryshe. E vetmja rrugë është dialogu.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy