Parlamenti Evropian padit Komisionin Evropian: Dështoi që t’i bëjë shtetet anëtare t’i binden sundimit të ligjit

Parlamenti Evropian padit Komisionin Evropian: Dështoi që t’i bëjë shtetet anëtare t’i binden sundimit të ligjit

Parlamenti Evropian ka vendosur të padisë Komisionin Evropian pas refuzimit të përsëritur të ekzekutivit për të aktivizuar një mekanizëm të ri kushtëzimi që mund të ngrijë fondet e BE-së për shtetet anëtare të dyshuara për shkelje të ligjit të BE-së.

Padia është dorëzuar të premten nga shërbimi ligjor i Kuvendit pranë Gjykatës Evropiane të Drejtësisë me seli në Luksemburg.

“Ne presim që Komisioni Evropian të veprojë në mënyrë të qëndrueshme dhe të përmbushë atë që presidentja von der Leyen tha gjatë diskutimit tonë të fundit plenar mbi këtë temë. Fjalët duhet të kthehen në vepra,” tha presidenti i Parlamentit të BE-së, David Sassoli në një deklaratë.

Eurodeputetët kanë kërcënuar për javë të tëra Komisionin me padi në përpjekje për t’i bërë presion ekzekutivit për të aktivizuar mekanizmin kundër vendeve të BE-së të akuzuara për cenim të demokracisë, si Hungaria dhe Polonia.

Rregullorja që mbështet skemën ka qenë në fuqi që nga janari, por zyrtarisht nuk është ndërmarrë asnjë hap për ta zbatuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy