Nëse nuk doni të shtoni peshë, konsumoni darkën herët

Nëse nuk doni të shtoni peshë, konsumoni darkën herët

Nëse dëshironi të shmangni shtimin e peshës, është më mirë të hani darkën mjaft herët, dhe asnjeherë pak para se te flini.

Në fakt, trupi ndikohet ndjeshëm nga ritmi i “zgjimit dhe fjetjes”, dhe aktiviteti metabolik ngadalësohet ndërsa afrohet orari i gjumit.

Ky zbulimi nuk është plotësisht i ri pasi edhe më parë studime të ndryshme I janë kushtuar kësaj teme, duke treguar se gjenet e lidhura me metabolizmin sillen shumë ndryshe ditën nga natën. Gjithsesi kjo tezë gjeti rikonfirmim në një studim të vogël, por të detajuar të botuar në “Journal of Endocrinology and Metabolism” nga dietologët dhe endokrinologët nga Departamenti i Mjekësisë në Universitetin Johns Hopkins në Baltimore.

Për studimin u zgjodhën 20 persona (dhjetë burra dhe dhjetë gra) të rinj (mosha mesatare 26 vjeç), pesha normale (me një indeks mesatar të masës trupore 23.2), të shëndetshëm dhe u kërkua që të konsumojnë darkën herët, në oren 18:00, ose vonë në oren 22:00 dhe të shkonin në shtrat gjithmonë në të njëjtën kohë, domethënë në orën 23:00 (zakonisht ata shtrihen midis orës 22: 00 dhe 1:00), duke u përpjekur të flinin deri në orën 7:00 të nesërmen në mëngjes.

Darka, e barabartë për të gjithë, ishte e përbërë nga 50% karbohidrate dhe 35% yndyrë, dhe përfaqësonte 35% të kalorive ditore.

Yndyrnat e konsumuara, sidoqoftë, ishin shënuar me gjurmues biologjikë, në mënyrë që fati i tyre metabolik të mund të ndiqej saktësisht. Për më tepër, të gjithëve i kontrollohej gjumi me anë të një pajisje të posacme dhe të gjithëve iu kërkua të vinin një gjurmues të aktivitetit fizik, dhe t'i nënshtroheshin testeve të rregullta të gjakut.

Duke analizuar parametra të ndryshëm në gjak, dhe pasi kanë marrë parasysh elementë të tillë si nivelin e aktivitetit fizik gjatë ditës, studiuesit treguan se ata që hëngrën vonë, kishin nivele të glukozës në gjak 18% më të larta se të tjerët, dhe një rënie në 10% në sasinë e acideve yndyrore të konsumuara, dhe se efektet ishin më të shënuara aq më shumë që vullnetari në fjalë ishte mësuar të shkonte në shtrat herët.

Ngrënia e ushqimit në orët e vona nuk e ndryshoi gjumin në asnjë mënyrë, por shkaktonte një lëshim të një sasie më të lartë gjatë natës të kortizolit, një hormon proinflamator.

Këto rezultate u morën në një kampion të njerëzve të shëndetshëm - nënvizojnë autorët - dhe te njerëzit me mbipeshë ose obezë, të cilët tashmë kanë çekuilibrime metabolike, ato mund të jenë edhe më të theksuara.

Sigurisht, ky studim u bë në një grup të vogël njerëzish të ndjekur për disa orë, për të konfirmuar të dhënat do të jetë e nevojshme të bëhet një studim në një grup më të madh njerëzish dhe me kohëzgjatje më të gjatë, dhe nëse shumë hulumtime shkojnë në të njëjtin drejtim atëherë është më mirë të heqësh dorë nga zakoni i ngrënies së darkës në mesnatë, nëse doni të shmangni shtimin në peshë./ilfattoalimentare.it/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy