Shtëpia austriake ku lindi diktatori fashist, Adolf Hitler, do të shembet.
Në vendin e saj do të ngrihet një ndërtesë e re. Lajmin e ka bërë të ditur vetë qeveria austriake.
Shtëpia ku lindi ai që më vonë do të bëhej protagonisti i Luftës së Dytë Botërore ndodhet 60 km nga Salsburgu, në krah të lumit In, i cili shënon kufirin mes Gjermanisë dhe Austrisë.



