Taulant Balla u ka bërë të ditur banorëve të Bradasheshit në Elbasan se ndihma ekonomike mundësohet nga shteti dhe jo nga administratorët. Ai tha se administratorët që bëjnë presione të tilla do të bëhen subjekt i ligjit. Ndërkohë Balla tha se në mandatin e dytë do të fokusohen tek punësimi dhe rritja e pensioneve.



