Sekretari i Ministrisë së Drejtësisë, Ismail Shehu për nisjen zyrtarisht të riatdhesimit të atyre që njihen si “çunat e Londrës”, thotë se jemi në kushtet kur marrëveshja ka nisur, një transferim është realizuar, ndërsa i dënuari shqiptar i parë është ekstraduar.
Për emisionin FactCheck ai deklaroi se rasti i dytë është pothuajse i përfunduar dhe se pritet vetëm vendimmarrja e gjykatës.
Kur është hartuar marrëveshja bazë e ratifikuar nga parlamenti në vitin 2021, një nga kushtet ishte pëlqimi i vetë të dënuari dhe e dyta pasja e një urdhri depërtimi nga gjykata angleze që automatikisht ishte subjekt deportimi.
Arritëm të nënshkruajmë një marrëveshje teknike, për zbatimin dhe ngritëm dy komisione për deportimin e të dënuarve.
Mes të dënuarve, prioritet do kenë ata që kanë fëmijë të mitur në Republikën e Shqipërisë, prindër të moshuar në Republikën e Shqipërisë, ata që vuajnë nga një sëmundje që e bën të tillë nevojën për tu kthyet në Shqipëri dhe ata që janë në kushte të vështira ekonomike.
Këto pika nuk kanë qenë në marrëveshjen bazë, por janë shtuar.
Çdo transferim në gjuhën teknike quhet njohje vendimi, çështja kalon në gjykatë dhe njeh vendimin e dhënë atje dhe transferimi, nënkupton edhe transferim dosje, se si ka qenë atje, a ka marrë masa gjatë vuajtjes së dënimit.
Dosja është e plotë që verifikimi mund të bëhet në mënyrë më të saktë. Transferimi i dënimit, bashkë me dosjen i bënë subjekt të përfitimit të një amnistie në Shqipëri.
Në burgjet britanike ndodhen diku te 1500-1600 shqiptarë të burgosur nga 90 mijë në total. 200 të burgosur do të vinë në Shqipëri.
Për momentin kemi marrë 40 dosjet e para po përpunohen mes grupeve të punës.
Asnjë i dënuar me burg përjetë në Britaninë e Madhe nuk do të transferohet në Shqipëri, kjo është automatikisht e përjashtuar.
Të burgosurit me burg përjetë nuk do transferohen në Republikën e Shqipërisë.
Ministria e Drejtësisë në çdo rast do rezervojë të drejtën tu thotë jo subjekte të caktuara. Mund të thuhet jo, sillni dikë tjetër ky nuk transferohet.
Subjektet që kanë një rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, do ju themi jo.
Në Britani ndodhen 18 gra e vajza shqiptare të dënuara, 7 prej tyre në burg, 11 me kusht dhe liri të kufizuar me shërbim prove. M
arrëveshja nuk ka bërë dallim mes të dënuarve femra dhe meshkuj. Nëse një e dënuar femër ka dëshirë të kthehet, do trajtohet me prioritet në raport me të dënuarit meshkuj.
Lidhur me kushtet e burgjeve në Britaninë e Madhe, Shehu tha se edhe atje ka burgje të cilësisë së lartë, por edhe prej viteve të ndërtimit ka që nuk janë në nivelin e duhur.
Por nënvizoi se në burgjet në Britani ka më shumë mbipopullim se tek ne.
Tek ne japim më shumë orë ajrimi dhe aktivitete.
Takuam diku te 18-19 të burgosur shqiptarë në optikën tonë nuk janë problematikë apo në atë nivel siç përshkruhen gjerësisht nga media, janë të burgosur normalë që për arsye të ndryshme jeta i ka çuar atje.



