Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, solidarizohet me ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, pas shkrimit të Kastriot Myftarajt.
Në një postim në “Twitter”, Harito shkruan “I am Romana” dhe “je suis Romana” (Jam Romana Vlahutin – nëj frazë e përdorur shpesh në rrjetet sociale dy vitet e fundit në shenjë solidariteti me një person ose grup njerëzish që bëhet objekt i një sulmi).
Reagimi i Haritos vjen pas shkrimit të Kastriot Myftarajt, për të cilin ai u ndalua nga policia për disa orë. Në lidhje me lëtë shkrim reagoi edhe shkrimtari Ismail Kadare, i cili në një letër i kërkonte ndjesë zonjës Vlahutin në emër të shqiptarëve.



