Deputeti i PS-së dhe ish-ministri i Ekonomisë, Anastas Angjeli, e sheh të nevojshme një paketë të tretë, për t’u ardhur në ndihmë tre kategorive më të prekura nga kriza që shkaktoi pandemia e Covid-19.
Në emisionin “Në Fokus”, Angjeli tha se me këtë paketë duhet të ndihmohen sektorë si turizmi dhe bujqësia, dhe programet për të luftuar papunësinë e rritur në mënyrë të menjëhershme nga izolimi që shkaktoi koronavirusi.
“Hapi i parë është të frenojmë rënien ekonomike dhe si rrjedhojë edhe rënien e papunësisë. Hapi tjetër duhet të jetë një paketë që të fokusohet në një rialokim të fondeve të buxhetit për qershorin e mbrapa për mbështetjen e sektorëve që u goditën më shumë si turizmi, që zë gati 105 të GDP në ekonominë shqiptare. Ky lloj turizmi do të jetë i kufizuar në kohë. Prandaj duhet të rikuperojmë sa më shumë nga humbjet. Një sektor tjetër, buqësia. Gati 70-80 janë fermerë të vegjël që kanë nevojë për mbështetje. Së treti, 60 mijë është një numër i madh të papunësh. Ne duhet të mundohemi që këta punonjës të kthehen në tregun e punës”, tha ai.



