Nika: Vlora ka shumë ujë, problemi është keqmenaxhimi. Ndërmarrja e ujësjellësit është një bombë me sahat

Nika: Vlora ka shumë ujë, problemi është keqmenaxhimi. Ndërmarrja e ujësjellësit është një bombë me sahat

Gjergji Nika, anëtar i Këshillit Bashkiak në Vlorë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se Vlora ka ujë, por problemi është tek keqmenaxhimi. 

Sipas Nikës, kryeministri duhet ta drejtojë gishtin tek drejtuesit e PS-së pasi janë ata që kanë drejtuar Vlorën që nga 1997 dhe jo të kërkojë llogari tek qytetarët ndërkohë që tek ujësjellësi ka pasur vetëm abuzime. 

Nuk ka ujë sepse ka keqmenaxhim. Nuk është problemi i ujit. Qyteti Vlorës ka ujë aq shumë sa të furnizojë edhe Brinzin, jo vetëm Vlorën. 40% e ujit derdhet në det se keqmenaxhohet, 30% janë humbjet në rrjet.  Vetëm 25%-30% paguajnë faturat e ujit.

Rama para se të flasë për vitin 2021  që thotë kemi filluar strukturimin e ujësjellësve duhet të japë llogari ku vajtën 15 milionë euro që u bë investim në ujësjellësin e Novoselës dhe ujë nuk ka, ku kanë vajtur 4 milionë euro që u bënë investime në kanalizimet e Çoles dhe Çolja mbytet. Ku vajtën 8 milionë euro që u bë ujësjellësi në pjesën e Unazës dhe përsëri nuk ka ujë. 

Ata e kanë menaxhuar ujësjellësin, ata e kanë rritur çmimin. Ndërmarrja e ujësjellësit është një bombë me sahat që ka abuzime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy