Aksident me 5 të plagosur në aksin Fushë-Milot- Lezhë (VIDEO)

Aksident me 5 të plagosur në aksin Fushë-Milot- Lezhë (VIDEO)

Pesë persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot rreth orës 16:30 në aksin Fushë-Milot-Lezhë. 

 

Dy automjete që drejtoheshin nga shtetasit me iniciale B.B., dhe C.SH., janë përplasur me njëra-tjetrën. 

 

“Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Fushë-Milot – Lezhë, janë përplasur dy automjete, njëri me drejtues shtetasin B. B. dhe tjetri me drejtues shtetasin C. Sh..

 

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin B. B., konkretisht shtetaset D. K., F. C., D. A. dhe Xh. N., si dhe bashkëshortja e shtetasit C. Sh., shtetasja Sh. Sh. Të dëmtuarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”.

 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy