Ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, ka postuar një status lidhur me zgjedhjet e ditës së nesërme në Shqipëri. Krahas një fotoje me një tufë delesh, Sadije Berisha shkruan se shqiptarët nuk votojnë për asnjë program partie, nuk i njohin drejtuesit, ndërsa ata që i njohin nuk do të votojnë. Ish-gruaja e djalit të ish-kryeministrit Berisha thotë se të dielën, shqiptarët do të zgjedhin një lider të korruptuar në vend të një tjetri.
Postimi i Sadije Berishes
Neser eshte dite votimesh ne Shqiperi: fatkeqësisht shumica nuk do votojnë për programet. Ata nuk i dinë qëllimet e vërteta të liderit që votojnë – ata nuk njohin asnjë lider personalisht. Ata besojnë verbërisht atë çka i ushqen media dhe premtimet boshe të liderëve – ata ndjejnë nevojën t’i përkasin një grupi, ngjyre, apo kauze, se nevoja për të qenë pjesë e një tribuje është pjesë e ADN tonë – ti përkasësh një grupi për t’i adresuar fajet për dështimet dhe varfërinë e tyre grupeve të tjera – pa e kuptuar që kjo është ajo çka duan liderët në mënyrë që te kenë pushtet mbi ta asnjë lider që votoni sot apo gratë e tyre sduan t’ja dinë për të ardhmen e Shqiperisë – ata shqetësohen për pushtetin e tyre që do të thotë para dhe vice versa. Ata pak që kanë kuptuar të vërtetën nuk do votojnë sot. Pjesa tjetër fatkeqësisht do vazhdojë të ndjekë turmën e verbër dhe injorante drejt qendrave të votimit me mendimin se po ndryshojnë të ardhmen e tyre. Nuk po e bëjnë. Ata thjesht po zgjedhin një lider të korruptuar në vend të një tjetri. Zoti ju bekoftë (mëshiroftë?)



