Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se problemet në transportin urban në kryqytet do të mund të zgjidhen vetëm duke futur një operator si në rastin e mbetjeve. Subjekti publik sipas tij mund të jetë një bashkëpunim i bashkisë Tiranë me bashki të qyteteve të mëdha europiane.



