
Krahas shumë profesioneve që po hasin në pengesë të zhvillimit në numër të saj, është edhe profesioni i mjekëve veterinar.
Ervin Resuli, president i Urdhrit të Mjekut Veterinar, në studion e “MCN live”, teksa numëroi problematikat dhe mungesën e politikave në këtë sektor, pohoi se shqetësimi më i madh ngelet largimi i mjekeve veteriner.
Sipas tij, nga 55 veterinar të diplomuar në vit, 25 prej tyre zgjedhin të largohen nga vendi.
Shqetësim është në fakt largimi i burimeve njerëzore nga vendi në rastin konkret të mjekëve veterinar të rij, ata që janë në moshë mestarë, dhe kjo ka rezultuar dhe është trend i viteve të fundit, kështu ka qenë edhe vite më parë.
Duke qene se Urdhri i Veterinarëve ka 6-76 vite që është krijuar dhe normalisht ka të dhëna të fundit, dhe studion tregun këto vitet e fundit, dhe kjo ka na revolton dhe është një nga ato problematika që duhet ta rregullojmë, për shumë arsye.
Po flasim në radhe të parë për një profesion që është i rëndësishëm për zingjirin tonë ushqimor, kur flasim për siguri ushqimor, kur flas për shëndet publik, vija e parë e frontit janë ata të cilët mbajnë peshën kryesore, janë njerëzit kyç.
Referuar këtyre shqetësime, Resuli, thotë se Shqipërisë i duhen 2 mijë veterinarë aktiv, teksa numërohen rreth 1 mijë më profesionin aktual.
Referuar raportit, janë rreth 55 veteriner në Shqipëri që diplomojnë në vit dhe fatkeqësisht Urdhri i Mjekut lëshon certifikatën vetëm për gjysmën e tyre, pra 25 vetave, pra gjysma na ikin neve çdo vit nga Shqipëria, qe do të thotë se ata e gjejnë veten gjetkë ne Evropë.
Standardet ne Evropë janë më të mëdha, dhe kjo ka ndikuar se edhe në Evropë dhjetë vitet e fundit ka mungese të burimeve njerëzore ne veterinari, dhe kjo ka bërë që Gjermania, Italia, ti lehtësoje procedurat e marrjes së veterinarëve jashtë komunitetit evropian.
Dhe kjo ka krijuar edhe një lloj habitati për mjeket e rinj veterinar të cilët i drejtohen BE-së për të sistemuar jetën dhe profesionin e tyre.
Ajo që ngre si shqetësim është se ok po na ikin , ideja është si mbajnë strukturat aktive vitale ne vendin tonë dhe nëse po na ikin veterinaret, kush do ta bëjë këtë profesion.
Në gjykimin tim Shqipërisë i duhen rreth 2 mijë veterinerë për ta kryer punën aktive, ndërkohë që sot mund të shkojnë maksimumi 1 mijë, shtet, privat, të lirë.



