Të dielën raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni

Të dielën raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni

Të dielën më 5 maj do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Të drejtë vote kanë 1.808.131 votues, të cilët mund të zgjedhin midis dy kandidatëve Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski, të cilët në raundin e parë e fituan numrin më të madh të votave por jo edhe shumicën e nevojshme prej 904.066 vota që të zgjidhet presidenti i Republikës.

President zgjidhet kandidati i cili ka marrë shumicë votash, nëse në vendvotime kanë dalë më shumë se 40 për qind e votuesve të zgjedhur, gjegjësisht 723.253 votues.

Nëse edhe në raundin e dytë asnjëri prej dy kandidatëve nuk e merr numrin e nevojshëm të votave, përsëritet e gjithë procedura zgjedhore. Në opinion flitet se nëse ndodh kjo është e mundur të shpallen zgjedhje të reja, të ndryshojë Kushtetuta për zgjedhjen e censusit, ose për zgjedhjen e kryetarit nga Kuvendi, shkruan AlsatM.

Sipas ekspertëve kushtetues, në rast të mospasjes së censusit do të duhet të shpallen zgjedhje të reja edhe atë në afat prej 40 ditëve. Ata vlerësojnë se pas përfundimit të mandatit presidencial, Gjorge Ivanov në asnjë mënyrë nuk mund ta vazhdojë funksionin.

Deri në zgjedhjen e presidentit të ri, funksionin do ta kryejë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy