Izrael, eksponent i Xhihadit vdes pas grevës së urisë

Izrael, eksponent i Xhihadit vdes pas grevës së urisë

Një nga eksponentët kryesorë të Xhihadit Islamik në Bregun Perëndimor, 44-vjeçari Sheikh Khader Adnan, gjeti vdekjen pas një greve urie 86-ditore.

Një njoftim i tillë u dha nga shërbimi i burgjeve izraelite, sipas të cilit Adnani u gjet pa ndjenja në qeli gjatë natës dhe u transferua në një spital aty pranë ku u konfirmua vdekja e tij.

Adnani u arrestua për të dhjetën herë në shkurt me dyshimin se ishte pjesë e një organizate terroriste.

Protagonisti i grevave të tjera të urisë në të kaluarën, sheiku gëzonte një popullaritet të madh. Sipas Shërbimit të Burgjeve izraelite “i paraburgosuri kishte refuzuar t’i nënshtrohej ekzaminimeve mjekësore dhe të merrte trajtim”.

Anëtarët e familjes së Adnanit kanë akuzuar autoritetet izraelite për një sërë neglizhencash të rënda ndaj tij.

Xhihadi Islamik ka akuzuar Izraelin se është përgjegjës për vdekjen e Adnanit në burg.

Ky krim nuk do të shuhet pa një reagim.

Lajmi për vdekjen e Adnanit u përhap menjëherë nga minaret e xhamive në Gaza.

Raketat u hodhën nga Rripi i Gazës drejt Izraelit menjëherë pas njoftimit. Raketat ranë në zona të hapura pa shkaktuar dëme apo viktima, sipas radios ushtarake izraelite.

Sirenat e alarmit ishin aktivizuar më parë në Kibbutz Saad, në Negev.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy