Fituesi 5 herë i medaljes së artë Ian Thorpe ka zbuluar se nuk mund të notojë dot më për shkak të një ndërhyrje kirurgjikale që ka bërë në shpatull 2 vite më parë.
Kampioni i botës në not tha se tashmë është mësuar me gjendjen e tij aktuale dhe se trupi është në gjendje të mirë pas operacionit.
“Kam pasur kompikime me shpatullat dhe operacioni ishte shumë serioz prandaj nuk mund të notoj dot më,”-ka thënë 34-vjeçari për Daily Telegraph.
Doktorët e kishin paralajmëruar atë që para operacionit mbi gjendjen dhe faktin që duhet të hiqte përfundimisht dorë nga noti. Ian është i aftë të notojë por jo të marrë pjesë në gara.



