Seanca dëgjimore për qeverinë Hoti në Kushtetuese/ Argumentet dorëzohen deri më 7 dhjetor

Seanca dëgjimore për qeverinë Hoti në Kushtetuese/ Argumentet dorëzohen deri më 7 dhjetor

Ka përfunduar seanca në Gjykatën Kushtetuese, ku u diskutua për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi. Kryetarja Arta Rama-Hajrizi njoftoi se kur gjykata të marrë vendim, palët do të njoftohen.

“Këto argumente ose argumentet plotësuese që dëgjuam sot, mund të përmbledhen dhe të dorëzohen me shkrim deri më datën 7 në Kushtetuese. Përmes kësaj seance, gjykata ka precizuar qëndrimet e të gjithëve. Porsa gjykata të marrë vendim, do të njoftohen palët. Kur të bëhet vendimi i shkruar u dërgohet të gjithëve. Palët do të njoftohen me kohë”, u shpreh Rama Hajrizi.

08:15h- "Fati" i Qeverisë Hoti vendoset sot në Gjykatën Kushtetuese

Pas gjashtë muajve pritje, në Gjykatën Kushtetuese do të diskutohet sot në një seancë publike për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi kur Avdullah Hoti është zgjedhur kryeministër.

Sot pritet që GJK-ja në një seancë publike të dëgjojë opinionet e palëve, derisa në fund do të publikohet edhe verdikti lidhur me ligjshmërinë apo jo të votës së deputetit Etem Arifi. Një vendim pro Vetëvendosjes mund të sjell një situatë të re politike në vend.

Si përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje do të jenë deputeti Artan Abrashi dhe anëtari i këtij subjekti, Blerim Salla.

Partia që udhëhiqet nga Albin Kurti, janë shprehur të bindur se epilogu do të jetë në favor të tyre.

“Në këtë seancë do të marr pjesë unë si dërgues i kërkesës për interpretim dhe aktivisti nga Lëvizja Vetëvendosje, Blerim Sallahu, si palë e autorizuar për të paraqitur argumentet juridike pse besojmë që qëndrimi ynë është i drejtë”, thotë Abrashi, duke shtuar se kanë argumente se kjo qeveri është jolegjitime.

Si palë në këtë çështje do të marrin pjesë në seancë edhe nga Qeveria. Ekzekutivi që udhëhiqet nga Avdullah Hoti e ka angazhuar për t’i përfaqësuar avokatin Besnik Berisha.

Pos Berishës në Qeveri, LDK-ja me gjasë nuk do të jenë palë në këtë proces me një përfaqësues të subjektit.

Seanca publike ku do të diskutohet për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi do të fillojë  në orën 10:00. Kjo seancë do të bëhet përmes video-konferencës, për shkak të pandemisë.

Palëve të përfshira do t’u jepet mundësia që shkurtimisht t’i paraqesin argumentet e tyre përmes prezantimeve.

Ato duhet të jenë të kufizuara vetëm në fakte dhe në çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me kërkesën. Kryetari mund t’ia kufizojë secilës palë periudhën kohore të caktuar për këtë prezantim, derisa gjatë seancës, gjyqtarët mund t’u parashtrojnë pyetje përfaqësuesve të palëve, ose drejtpërsëdrejti cilësdo palë.

Pas përfundimit të seancës dëgjimore, Gjykata do të tërhiqet për këshillim. Të njëjtat mbeten konfidenciale, derisa merret vendim për rastin dhe përgatitet projektvendimi i Gjykatës.

Etem Arifi ishte njëri prej 61 deputetëve që votoi pro zgjedhjes së Qeverisë Hoti. Për partinë e Albin Kurtit, Vetëvendosjen, e cila ishte rrëzuar nga pushteti, vota e deputetit të Partisë së Ashkalinjve është jovalide për faktin se ai është dënuar për korrupsion me vendim përfundimtar të Gjykatës.

Për këtë arsye LVV-ja ishte drejtuar për interpretim në Kushtetuese. Cilido vendim i këtij organi mund të sjellë një situatë të re politike në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy