Elton John akuzohet nga ish-gruaja për cenim privatësie

Elton John akuzohet nga ish-gruaja për cenim privatësie

Ish-gruaja e Elton John pas divorcit vendosi të largohej dhe të fshinte çdo gjurmë nga martesa e saj. Ajo ndryshoi emrin dhe pamjen dhe vendosi të mos flas me askënd për martesën e saj, pas ra dakort me John që edhe ai do të bëntë të njëjtën gjë.

Gjithçka ndryshoi kur ajo pa në reklamë publikimin e filmit "Rocketman" autobiografi e ish-burrit të saj.

Renate Blauel, iu drejtua Gjykatës së Lartë në Londër për shkelje të intimitetit. Ajo pretendon se ylli muzikës theu kushtet e divorcit të përfunduar në 1988, gjë që i ndaloi të dy të flisnin për një martesë katër vjeçare. Ajo tani kërkon kompensim me vlerë rreth tre milion paund.

Ndërsa ekipi juridik i Elton John pretendon se këngëtari u përpoq të kontaktonte ish-gruan e tij me email para se filmi të shfaqej, por pala tjetër mohon të ketë marrë një email të tillë.

Pasi mori çdo masë paraprake për të ndërtuar një jetë të re, duke shkuar deri aty sa të blinte një shtëpi duke përdorur emrin e një shoqeje, ish-gruaja arriti të krijojë "një ekzistencë të qetë dhe private" me një partner të ri.

"Ajo besonte se do të ishte në gjendje të mbronte privatësinë e saj përgjithmonë," thotë avokati i saj.

Filmi, si dhe autobiografia, e cila do të përmbante një version të pasaktë të martesës, do ta shqetësonte qetësinë e tij duke e bërë atë të zhytej, edhe një herë, në vështirësi serioze mendore.

Avokati është shprehur se në film Elton John nuk ka treguar versionin e saktë të martesës tyre, madje ai ka mohuar faktin se i ka kërkuar ish-gruas që të kenë një fëmijë së bashku dhe se nuk është e vërtetë që ai donte të bëhej baba vetëm pasi u takua me David Furnish, i cili tani është burri i tij aktual.

Marrëveshjet janë marrëveshje, ndaj ish-bashkëshortja është e vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy