
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi, vjen ditën e sotme në një vizitë në Tiranë.
Gjatë qëndrimit në vendin tonë diplomati i lartë i BE do të ketë një takim me Kryeministrin Edi Rama.
Në përfundim të takimit pritet që Rama dhe Varhelyi të mbajnë një konferencë për mediat, për të komunikuar fokusin e diskutimeve.
Një vizitë e tillë vjen teksa në muajin qershor, Bashkimi Europian pritet të dalë me vendim, lidhur me tryezën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Varhelyi pas Tiranës do të vijojë vizitën në Ballkanin Perëndimor, duke u ndalur në vijim në Maqedoni, Kroaci dhe Bullgari.



