Gështenja: Forcat e Armatosura në gjendje të mjerueshme, përdorin mjete primitive (VIDEO)

Gështenja: Forcat e Armatosura në gjendje të mjerueshme, përdorin mjete primitive (VIDEO)

Deputeti demokrat, Lefter Gështenja deklaron se përballë luftës së nisur në Izrael, shqetësim bën situata ku ndodhet Shqipëria dhe nëse kemi një ushtri të sigurtë që i përgjigjet situatave të tilla.

Nga studio e MCN Live, ai përmendi situatën në Ballkan duke ju referuar rastit të Kosovës dhe në këtë drejtim deklaroi se lufta e ndezur tashmë në Izrael, do e lërë në hije duam apo nuk duam situatën në rajon, pasi e gjithë bota është e fokusuar te Izraeli.

Sipas tij, buxheti që duhet të ketë qeveria për NATO-n duhet të jetë 2%, por se aktualisht është gati gjysma.

Me keqardhje konstatohet se në Ministrinë e Mbrojtjes thuhet se ka institucione të sigurisë së lartë, si reparte ushtarake.

Por jo më larg se para pak kohësh nga aleatët tanë italianë u zbuluan sipërfaqe të tëra të mbjella me avion.

Ne e përdorim mbështetjen e NATO-s për kanabizimin e vendit. Interesat fitimprurëse janë të kanabizojmë jo vetëm vendin por edhe repartet ushtarake.

Në mandatin e tretë një pjesë e objekteve ushtarake, janë objekt i rëndësisë veçantë, janë dhënë bizneseve, për investime strategjike.

Janë dhënë në mënyrë korruptive. Korrupsioni ka përfshirë në mënyrë masive Forcat e Armatosura. Forcat e Armatosura detyrën e parë kanë mbrojtjen e territorit, por a kanë kapacitete sot Forcat e Armatosura për të mbrojtur territorin e vendit? Unë them jo.

Së dyti FA duhet të jetë gjithmonë në zonat e nxehta dhe së treti të ndihmojë popullsinë në katastrofa.

Kujtoj se në Fier kur u dogj një sipërfaqe e tërë me pyje, nuk reaguan as Forcat e Armatosura dhe as shtabi qendror se nuk ka mjete dhe pajisje.

Jemi në viti 2023 dhe sot FA përdorin lopata apo vegla që edhe në lartësi nuk kanë përdorur të tilla. Është e turpshme që jemi në krah të aleatëve dhe përdorim mjete dhe pajisje primitive.

Sot Forcat e Armatosura janë në gjendje të mjerueshme. Sot pronat e ushtrisë i shesim për investime strategjike, ndërkohë që janë vende strategjike.

Gështenja shtoi çështja e ushtrisë duhet ngritur në një nivel tjetër politik, teksa kujtoi se duke qenë vend anëtar i NATO-s duhet të jemi të barabartë me ta, jo vetëm me privilegje, por edhe me kontribute.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy