Baza ajrore Mihai Kogalniceanu (MK) e Rumanisë do të bëhet baza më e madhe e NATO-s në Evropë, duke tejkaluar Ramstein në Gjermani.
Kështu shkruan BBC në një artikull të sajin.

Rritja e pranisë së NATO-s në Rumani është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj luftës në shkallë të gjerë, tashmë në vitin e saj të tretë.
Sipas BBC baza MK së shpejti do të presë një grup të F-16-ve rumune, të blera së fundmi nga Norvegjia, si dhe dronëve MQ-9 Reaper.
Përveç kësaj, një qytet ushtarak po përgatitet për të strehuar ushtrinë e radhës të NATO-s, forcat ajrore dhe personelin e marinës nga 32 vende.
“Ka një prani shumë më të madhe amerikane këtu, shumë më tepër infrastrukturë, banesa, njerëz dhe pajisje”, tha për BBC togeri Charlie Tagg.



