Lufta në Gaza/ Hamasi do të kthehet te plani i armëpushimit të Biden-it

Lufta në Gaza/ Hamasi do të kthehet te plani i armëpushimit të Biden-it

Hamasi dëshiron të kthehet te plani i armëpushimit të prezantuar nga Presidenti Joe Biden më 31 maj, raporton “Al Jazeera”.

Në një deklaratë, Hamasi tha se ata duan të kthehen në kornizën orgjinale të planit në fjalë, me të cilën thuhet se kishin rënë dakord edhe izraelitët. Bëhet fjalë për një plan me tri pjesë që parashikonte një përfundim final të luftës në fazën e tretë të tij. Negociatat që vijuan përgjatë qershorit dhe korrikut u ndërprenë për shkak të bombardimeve të vazhdueshme izraelite në Gaza.

Hamasi në atë kohë kishte lëshuar disa deklarata duke thënë se agresioni i vazhdueshëm izraelit nuk do të funksiononte nëse ata do të negocionin një armëpushim. Nga ana tjetër mediat izraelite pretendojnë se Hamasi e ka hedhur poshtë plotësisht kornizën e bisedimeve. Megjithatë sipas “Al Jazeera” kjo s’është e vërtetë, pasi Hamasi kërkon rikthimin në planin fillestar që ishte në tavolinë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy