Deputeti demokrat Ramadan Likaj në një intervistë për MCN ka komentuar lidhur me situatën në Partinë Demokratike dhe tensionet e fundit të ndodhura gjatë mbledhjes së kryesisë për të cilën u shpreh se këto akte tregojnë një ngjarje të pazakontë për PD-në.
Ai tha se grupi i PD ka përcaktuar disa pika për ribashkim, pasi siç ai thekson janë aty për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Sipas tij, PD ndodhet në një situatë të errët, ndërsa Bashën e konsideron si çdo deputet që s’ka asnjë legjitimit tjetër.
Besoj se jeni njohur me ngjarjet që kanë ndodhur brenda PD. Grupi parlamentar ka parashikuar disa pika për ribashkim që mendoj se është gjëja më e mirë. Sa i përket dënimeve të kryesisë për mua ajo nuk ka legjitimitet dhe mendoji se është nul çdo vendim i marrë nga një kryesi e tillë që s’ka legjitimitetin e partisë Demokratike. Besoj se aktet e disa personave që kanë ndodhur në mbledhjen e kryesisë të atyre militantëve do i quaj një ngjarje jo e zakontë për këtë PD. Çdo akt i ndërmarrë nga çdo individ për mua është një akt jo normal dhe besoj se akte të tilla nuk i shërbejnë PD, bashkimit dhe ne si deputetë që kemi përgjegjësinë më të madhe për të mbrojtur me çdo kusht interesat e demokratëve dhe partisë. Jemi në një situatë të errët, por shpresoj që të dilet me një projekt të saktë që do i ofrohet demokratëve. Nuk mendoj se kemi një ndarje në 3 pjesë, por besoj se mbi 90% e grupit është unik.
I pyetur se çmendim ka për rikthimin e Bashës, Lika tha se beson fort te bashkimi i grupit parlamentar, aty fillon gjithçka ndërsa shton se në ditët në vazhdim do ketë reagime dhe mendimi i tij është që ata të bëjnë të gjitha përpjekjet për bashkimin e grupit.
Besoj dhe sot do ketë një takim të grupit parlamentar. Besoj se Basha është deputet si ne të gjithë dhe nuk ka asnjë legjitimitet tjetër. Ftesa e tij për kafe me Sulën dhe Korreshin është mes kolegësh dhe s’di që Basha të ketë shprehur një dëshirë për kthimin e tij në krye të PD. Unë respektoj fort elektoratin tim që më ka votuar.



