Atentat në Durrës, ekzekutohet me armë zjarri një 29-vjeçar

Atentat në Durrës, ekzekutohet me armë zjarri një 29-vjeçar

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 18, ku një 29-vjeçar ka mbetur i vrarë.

Sipas burimeve nga policia, viktima është identifikuar si Ermir Dedja.
Mësohet se Dedja ishte një person i njohur për përfshirjen e tij në ngjarje të ndryshme kriminale në qytet.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 20.05.2025, në orën 00:50,  në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet  për  kapjen e autorit/ve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy