Aleancat e të mëdhenjve/ “Google” dhe “Mastercard”, marrëveshje sekrete për të dhënat e përdoruesve

Aleancat e të mëdhenjve/ “Google” dhe “Mastercard”, marrëveshje sekrete për të dhënat e përdoruesve

Një marrëveshje sekrete mes “Google” dhe “Mastercard” i ka bërë të mundur gjigantit të internetit të ketë akses në të dhënat e detajuara të shitjeve, edhe offline, në të cilat janë përfshirë rreth dy miliardë konsumatorë amerikanë.

Sipas “Bloomberg”, “Google” ka paguar miliona dollarë për të futur në dorë të dhënat e “Mastercard”, madje dy kompanitë kanë diskutuar edhe ndarjen e një pjese të fitimeve.

“Bloomberg” u referohet disa individëve që kanë punuar për arritjen e kësaj marrëveshjeje, por as “Google” dhe as “Mastercard” nuk kanë pranuar të komentojnë.

Kjo do të thotë se mbi dy miliardë përdorues të kartave “Mastercard” nuk kanë pasur dijeni se transaksionet e tyre gjurmoheshin.

Vitin e kaluar, “Google” lançoi shërbimin “Store Sales Measurement” dhe shpjegoi se kishte akses në afërsisht 70% të kartave të debitit dhe kreditit në SHBA, përmes disa partnerëve, emrat e të cilëve nuk u thanë kurrë.    

Dalja në dritë e këtyre detajeve ngre edhe njëherë shqetësimin në lidhje me privatësinë e përdoruesve.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy