Gripi i shpendëve/ Fero: Sektori në kolaps! Mund të gjendemi pa prodhim të vezëve

Gripi i shpendëve/ Fero: Sektori në kolaps! Mund të gjendemi pa prodhim të vezëve

Ish-drejtori i Shërbimit Veterinar Edi Fero foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi gripin e shpendëve, duke kritikuar mënyrën se si po menaxhohet situata, ndërsa debatoi me zv.ministren e Bujqësisë Ermira Gjeci.

Fero tha se ka informacione se një grup shpendësh janë groposur brenda stabilimenteve. Ai paralajmëroi se nëse preken edhe 2-3 pulari të reja mund të gjendemi pa prodhim të vezëve, në një kohë që çmimi i produktit është rritur.

Sëmundja po përparon. Nuk po trajtohet siç duhet sa i takon masave të marra. Në një nga stabilimentet një sasi pulash kanë mbetur gjallë. Është jo e përshtatshme që veterinerët të grumbullohen në një pikën të nxehtë. Eliminimi i shpendëve duhet bërë brenda kushteve. Mund të funksionojë edhe përmes djegies, shembuj të tillë ka në Evropë, disa sëmundje janë trajtuar edhe nga Forcat e Armatosura. Ne kemi informacion që një sasi shpendësh është groposur brenda stabilimentit, që do krijojë probleme edhe në të ardhmen. Nëse preken edhe 2-3 pulari të tjera mund të gjendemi pa prodhim të vezës. Është rritur drastikisht çmimi. Kjo situatë ka futur në kolaps gjithë sektorin e vezëve dhe mishit. Jemi në dy fronte, njëri që e paraqet situatën perfekte, nga ana tjetër ne po u ndihmojmë të evidentojmë disa problematika në dobi të përbashkët. Ky sistem veterinar është i pastrukturuar mirë për të përballuar situata të tilla”.

Ai theksoi se në asnjë vend të rajonit sëmundja nuk ka ngordhur 70 për qind të shpendëve.

Tregtarët e kanë shpërndarë sëmundjen në të gjithë vendin. Rrezikojmë me këtë që na ndodhi të humbasim të drejtën nga Brukseli që të eksportojmë vezë të klasit B. Në Amerikë ka rënë sëmundja por nuk lejohet të shiten pula skarciteti nëpër geto si në Brazil apo Zimbabve”.  

Fero u shpreh se shteti shqiptar duhet të shpërblejë në masën 100 për qind kompanitë ku ka pasur shpendë të ngordhura. Ai u shpreh se i vjen keq që do të digjet karriera e ministres, që e ka bazuar punën te njerëz të paspecializuar. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy