Nënkomisari vetëvritet në zyrë/ Garo: Policia do të kryejë ekspertizën sepse nuk është dëgjuar asnjë zhurmë gjatë aktit

Nënkomisari vetëvritet në zyrë/ Garo: Policia do të kryejë ekspertizën sepse nuk është dëgjuar asnjë zhurmë gjatë aktit

Pasditen e sotme ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit u kthye në skenë krimi.

Oficeri i policisë gjyqësore, Arben Pjeçi me gradë nënkomisar është gjetur i vetëvrarë  rreth orës 16:15, në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës.

Lidhur me këtë ngjarje, korrespondentja e MCN nga Durrësi, Ervina Garo, thotë për MCN lajme, se duke qenë se krisma e armës nuk është dëgjuar nesër policia do të kryej ekspertizën se pse nuk është dëgjuar asnjë zhurmë gjatë aktit të vetëvrasjes.

Paraprakisht kemi mësuar se ngjarja mund të ketë ndodhur gjatë mesditës në harkun kohor rreth orës 12-14h, por edhe kjo mbetet për tu zbardhur në vazhdim, ku efektivi është mbyllur në zyrën e tij, në katin e dytë të Drejtorisë policore të Durrësit dhe më tej ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Zyrtarisht nuk është dëgjuar dhe nuk është konstatuar nga punonjësit e tjerë të Drejtorisë dhe në lidhje me këtë vetë policia konfirmon se do të kryhet një eksperiment nesër për të kuptuar se pse nuk është dëgjuar asnjë zhurmë në momentin e aktit dhe pse nuk u kuptua se pse ka ndodhur kjo ngjarje, sepse për tu zbuluar ngjarja është dashur denoncimi i bashkëshortes së tij që prej disa orësh kishte humbur kontaktet me të, e duke ditur gjendjen e rëndë psikologjike nëpër të cilën po kalonte , ka komunikuar fillimisht me drejtu3sit e policisë së Durrësit për të arritur më pas në 16.50 për ta hapur me forcë derën pasi është zbuluar me anën  e vendosjes e tel që ishte në zyrën e tij dhe me hapjen e derës është gjetur i vetëvrarë efektivi Arben Pjeçi.

Specialisti i Policisë Kriminale, Arben Pjeçi i vetëvrarë në ambientet e policisë së Durrësit është dënuar nga Gjykata për plagosje të lehtë me dashje lidhur me një sherr në vitin 2022 me komshiun e tij Kujtim Huqi

 Por dënimi me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, solli pezullimin e Pjeçit nga detyra dhe më pas vetëvrasjen e oficerit në kushtet e depresionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy