Sherifi rrëfen takimin me antropologun Lévi-Strauss: Më bëri të kuptoj rëndësinë që kishte origjina shqiptare

Sherifi rrëfen takimin me antropologun Lévi-Strauss: Më bëri të kuptoj rëndësinë që kishte origjina shqiptare

Shkrimtari Skënder Sherifi rrëfeu në emisionin “Arnautistan” në  MCN TV përballjen e tij të parë kur vizitoi Kosovën në vitin 1976 dhe Shqipërinë në vitin 1990.

Sherifi tha se Kosova iu duk një mesjetë katoike, ndërsa një azil, duke shtuar se iu desh kohë për të kuptuar traumatizmin shqiptaro-ballkanik.

Shkrimtari u shpreh se kur ishte 17 apo 20 vjeç nuk e kuptonte rëndësinë e të qenit shqiptar, çka e kuptoi vite më vonë. Ndër të tjera Sherifi tregoi një dialog me antropologun e rëndësishëm  Claude Lévi-Strauss, i cili shfaqi interes për të ardhur në Shqipëri, por shkrimtari e kishte të pamundur ta shoqëronte për shkak të regjimit komunist.

E kisha amanet ta mësoj shqipen. Amanet nga prindërit. Desha t’ua kryej atë porosi, sepse thoshin ky po na asimilohet, është i humbur. E kam rikuperuar pjesën shqiptare, duke kuptuar ku është esenca e identitetit të këtij populli. Në fillim s’e kuptoja as unë, çfarë rëndësie ka kjo pune që të jesh shqiptar. Besoj që ka rëndësi gjeneza, origjina, pikënisja. Kur kam qenë 20 vjeç, 17 vjeç, s’kam qenë i bindur. Sot mund të them që ia vlen. E kam konstatuar kur kam takuar Claude Lévi-Strauss, antropologun më gjigant. Më tha ky emër çfarë është arab, oriental. Jo i thashë albanez, në Ballkan. Më tha çfarë keni të na sillni ne? I thashë kemi folklor, një kulturë e vjetër, kulturë gojore, i shpjegova ritet, odat, muzikat, rapsoditë. Qenka interesante tha. Shkruajti shënime. Më tha: A bën të bëjmë një studim të thellë antropologjik? Por ato vite s’mund të vija. I thashë unë s’mund të vij me ty sepse përfundoj një gulag albanez, mbaron filmi im”.

I pyetur nëse ka hyrë literatura e tij në shkollat shqipe, Sherifi tha:

Nuk ka hyrë literatura ime në shkolla, nuk e di përse sepse është një literaturë origjinale. Nuk e di nëse bëhet ajo punë me dreka me darka, me miqësi, apo me merita. Rugova tha lëre veprën në Shqipëri dhe Kosovë, në mos e lexofshin sot do ta lexojnë brezat që do vijnë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy