Pothuajse një milion njerëzve u janë dhënë tashmë dy vaksina eksperimentale anti-Covid të prodhuara nga Sinopharm të Kinës. Kjo u njoftua nga vetë kompania farmaceutike, por pa siguruar të dhëna klinike për të provuar efektivitetin e tyre.
Që nga vera e kaluar, Kina ka lejuar injektimin e vaksinave të pa aprovuara ende, për raste të konsideruara urgjente, të tilla si punonjës dhe studentë që shkojnë jashtë vendit, apo edhe punëtorë veçanërisht të ekspozuar, të tilla si infermierët.
"Vaksinat tona janë injektuar në gati një milion njerëz dhe ne nuk kemi marrë ndonjë reagim në lidhje me reagimet serioze anësore", tha Liu Jingzhen, presidenti i Sinopharm, në faqen zyrtare të tij.



