Gazetari Ferdinand Dervishi deklaron se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nga viti 2019 dhe deri më tani ka dhënë 680 milionë euro tendera, të cilëve iu rritej artificialisht kostoja dhe për rrjedhojë gjysma e shumës nuk dihet se ku ka shkuar.
Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai tha se skandali i AKSHI-t nëse hetohet mirë nuk rrëzon vetëm një qeveri, por një mënyrë shumë të egër të instalimit të korrupsionit të lidhur me krimin e organizuar në Shqipëri.
Dervishi nënvizon se nuk ka ndodhur kurrë më parë që për një grup personash të shpallur në kërkim në kohë të ndryshe, të mos ketë informacion dhe se nuk ka asnjë personazh të kalibrit të lartë për të cilit të jetë bërë një operacion.
Sipas tij, rezulton që te SPAK, Ergys Agasi është akoma zot dhe komandon.
Ndër të tjera shtoi se vërtetë Agasi është në kërkim, por skema vazhdon po njëlloj, çka do të thotë që dikush tjetër në drejtim të vendit, ka interes që skema të vazhdojë.
Kemi një person si Ergys Agasi i gjithëpushtetshëm, të cilit ishte dhënë si copë AKSHI: merru ti me këtë punë. Agasi është person në kërkim, por për të nuk ka asnjë lajm. Përveç tij, personazhe mjaft të fuqishëm të botës së krimit në Shqipëri, janë shpallur në kërkim për dosjen e AKSHI-t dhe për herë të parë shoh një shtet shqiptar që për herë të parë nuk di gjë për të.
Nuk ka ndodhur kurrë më parë që për një grup personash të shpallur në kërkim në kohë të ndryshe, të mos ketë informacion, një hendek të tillë mes SPAK, policisë dhe agjencive të tjera nuk e kam parë. Nuk ke asnjë personazh të kalibrit të lartë për të cilit të jetë bërë një operacion dhe nuk u kap. Më del që te SPAK, Ergys Agasi është akoma zot. Ky komandon akoma aty, i vendos akoma gjërat aty.
Kemi një drejtoreshë në arrest shtëpie, për të cilën nuk është shprehur dikush që është e pezulluar dhe nuk mund të bëjë hetime. Kemi dhe problemin e mos matjes së punës. Ne themi që firmat që dalin në dosjen e SPAK, vazhdojnë të marrin tendera.
Agasi ulej dhe paracaktonte tenderat. Kjo është e vërtetuar nga dosja hetimore, madje dhe në formën që janë 2 milionë për këtë gjë dhe Agasi thoshte që unë e bëj 4. Kush je ti? Çfarë je ti? Ti je zoti i këtij vendi, mbreti i këtij vendi? Kjo tregon se ka fuqi sa Kryeministri. Është mbi Karçanaj dhe mbi të gjithë që një tender nga 2 e bën 4.
Me tenderat e AKSHI-t, nga viti 2019-2024 nga tenderat e dhëna nga AKSHI shuma është 680 milionë euro. Në vitin 2025 ishte 35 milionë euro. Për vitin 2025 janë parashikuar 60 milionë euro. Në total AKSHI ka dhënë dhe do japë 780 milionë euro. Nga këto tendera i bie që 400 kanë qenë fitim. Atëherë ku kanë shkuar.
Sikur skandali i AKSHI-t të hetohet mirë nuk rrëzon vetëm një qeveri, por një mënyrë shumë të egër të instalimit të korrupsionit të lidhur me krimin e organizuar në Shqipëri. Vërtetë ky njeri është në kërkim, por skema vazhdon po njëlloj që do të thotë që dikush tjetër në drejtim në pushtet, ka interes që skema të vazhdojë.
Nëndrejtori i policisë Tiranë, Erion Ismaili ka qenë pjesë e grupit të strukturuar kriminal që kishte lidhje me AKSHI-n. Numri 2 i policisë së Tiranës, ty të shërben si krah i fortë i armatosur i një bande kriminale. Ergys Agasi me Ermal Beqirin, ka thënë se çfarë mund të bëjnë me kokainë. Ergysit nuk i hyn më në sy kokaina. Se AKSHI i del më mirë.
Se po të kesh informacion, ti nuk ke për çfarë e do kokainën. Shtrëngon më shumë njerëz se me kokainë. Të dhënat janë në duart e njerëzve të rrezikshëm.



