
Gruaja e disidentit britaniko-rus, Vladimir Kara-Murza, thotë se ka frikë për jetën e burrit të saj, i mbyllur në burgjet ruse, pas vdekjes së Alexei Navalny.
Kara-Murza ka qenë prej kohësh një kritik i presidentit rus Vladimir Putin dhe i ka mbijetuar dy helmimeve që nga viti 2015, të cilat e lanë atë me një formë të sëmundjes nervore të quajtur polineuropati.
Ai ndodhet në burg që nga prilli i vitit 2023, kur një gjykatë në Moskë e dënoi me 25 vjet burg për tradhti dhe përhapje të “informacionit të rremë” për forcat e armatosura për konfliktin në Ukrainë.
Prej javësh nuk ka asnjë lajm për të, pasi sipas denoncimit të bashkëshortes Evgenia Kara-Murza për Press Association, pasi ai është zhdukur nga kolonia penale IK-6 në Omsk të Siberisë, ku vuante dënimin.
Unë besoj, se jeta e burrit tim është në rrezik, si dhe e shumë të burgosurve të tjerë politikë në burgjet ruse, sepse këta njerëz mbahen pas hekurave, shumë shpesh me patologji të rënda, pa kujdesin e duhur mjekësor.
Dhe mbahen kështu pikërisht sepse gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësohet.
Vazhdimi i luftës është i rëndësishëm, është e rëndësishme të tregosh historitë e atyre njerëzve që po vuajnë për shkak të regjimit.
Sot arrestohen njerëz për vendosjen e luleve në memorialet e viktimave të represionit, situata po përkeqësohet dita ditës.



