Atentati në Rinas/ Pula: Punonjësi i AMP i intubuar, në gjendje kritike për jetën (VIDEO)

Atentati në Rinas/ Pula: Punonjësi i AMP i intubuar, në gjendje kritike për jetën (VIDEO)

Mustafa Shaljani allias Sheqeri,  i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Gazetari Besmir Pula në një raportim për Mcn Live bën me dije se i plagosuri ndodhet i intubuar në Reminacionin e Spitalit të Traumës. 

 

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se i plagosuri paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndodhet në repartin e Reminacionit, është i intubuar dhe po merr mjekim nga bluzat e bardha. Gjendja e tij është kritike. Burime nga Trauma raportojnë se ai pritet që në vijim të ketë edhe një kontroll më intensiv. Nuk mund të themi me saktësi sa plumba ka marrë në të gjithë trupin, por burime nga Trauma më kanë komunikuar se plagët që ka në kokë janë kërcënuese për jetën e të plagosurit 42-vjeçar. Krahas plagëve në kokë ka edhe plagë të tjera në trup, për këtë arsye ndodhet i intubuar pranë Reminacionit të Traumës”.

 

Pula bën me dije se ka dyshime Shaljani mund të jetë rektrutuar në AMP pa një certifikatë sigurie. Gazetari raporton se sot është vënë re prania e një patrullë policie të Policisë Rrugore në ambientet e aeroportit dhe në ambientet e brendshme ka qëndruar një furgon i Policisë së Shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy