
Politologu Ilir Kalemaj në studion e lajmeve në MCN ka komentuar lidhur me zgjedhjet vendore për të cilatu shpreh se më shumë i ngjajnë zgjedhjeve politike. Ai tha se mbi 88% e kandidatëve nuk kishin platforma dhe se mungojnë mekanizmat që të nxjerrin bashkitë nga falimenti.
Dielli duket që në sabah dhe është e qartë që këto do ishin zgjedhje politike, e treguar kjo qoftë nga posteri i diskutuar i Ramës i vendosur përballë dyshes Berisha-Meta. Të dyja palët janë duke bërë premtime taksat, pensionesh dhe të gjitha këto elementë flasin për zgjedhje politike dhe jo të pushtetit vendor, ku në fakt 88% të kandidatëve u mungon platforma. Kështu që kemi bashki të falimentuara ose në prag falimentimi dhe s’kemi parë mekanizmnat për të përthithur fondet e BE-së.
Ndërsa lidhur me pjesëmarrjen në këto zgjedhje, sa përcaktuese do jetë vota e elektoratit gri, Kalemaj tha se sa më e madhe të jetë pjesëmarrja e qytetarëve në votime aq më shumë shkon në favor të opozitës dhe e kundërta sa më pak pjesëmarrje aq më shumë avantazh për maxhorancën.
Përqindja e atyre që do dalin të votojnë besoj se do jetë e lartë. Në rastin e Shqipërisë shqiptarët votojnë masivisht, e dyta kemi një sistem plural dhe oferta politike është e bollshme dhe nuk mendoj se jemi në kushtet për ta bërë me detyrim votimin. Ai që quhet elektorati gri është ajo pjesë e qytetarëve të lëkundur dhe normalisht është një përqindje tek të rinjtë dhe ajo pjesë që nuk del për të votuar.
Ndërsa i pyetur nëse e shihni të mundur një skenar që opozita në fund të procesit të mos njohë rezultatin e zgjedhjeve, Kalemajtha se kjo është diçka që ndodh pothuajse pas çdo procesi zgjedhor tek ne.
Nuk do habiteshim nëse nuk do e njihte sepse këtu te ne kështu ndodh pothuajse gjithmonë, një ditë votohet, 8 muaj kontestohet. Shpresojmë të kemi një rezultat i pranueshëm dhe verifikueshëm dhe legjitim. Dhe natyrisht dhe i pranuar nga faktorët politikë për të shmangur mungesën e stabilitetit.



