Protesta e parë e Partisë së Lirisë, Braimllari: Kemi një qeveri keqdashëse, bashkohuni si qytetarë

Protesta e parë e Partisë së Lirisë, Braimllari: Kemi një qeveri keqdashëse, bashkohuni si qytetarë

Më 13 shtator mbahet protesta e parë e Partisë së Lirisë, te inceneratori i Tiranës. Në studion e lajmeve të MCN TV, Endrit Braimllari, sekretar organizativ i Partisë së Lirisë, tha se protesta është qytetare. Ai tha se në ditët në vijim do të ketë detaje të tjera, ndërsa la të kuptohet se për organizimin e protestës nuk ka ende unifikim të opozitës së bashkuar.    

Është shumë e rëndësishme të rifillojë një valë protestash dhe të protestohet anembanë vendit. Protesta e paralajmëruar vjen si rrjedhojë e një thirrjeje, por edhe një aksioni që PL ka ndërmarrë për këtë çështje.

Kemi të bëjmë jo me një qeveri të papërgjegjshme, por me një qeveri keqdashëse. U bëj thirrje qytetarëve dhe ambientalistëve, nuk përjashtojmë njeri nga protesta. Cilido mund t’i bashkohet si qytetar.

Opozita e bashkuar rakordohet dhe organizohet në këtë drejtim. Sot ne lançuam protestën, ditët në vijim do të ketë të tjera detaje. Kjo është protestë qytetare që vjen si rrjedhojë e thirrjes së qytetarëve. Nuk kemi të bëjmë me një abuzim të madh. Ne kërkojmë avancim të hetimeve. Deri tani kemi thjesht një proces të izoluar të një ministri, por ka mbetur 95%-shi tjetër.

Braimllari tha se fakte të reja do të bëhen publike në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Protestojmë në Tiranë sepse aty është përfshirë direkt Veliaj dhe nuk thirret fare nga drejtësia. Është abuzuar direkt me paratë e shqiptarëve. Nuk kemi të bëjmë me një qeverisje të papërgjegjshme dhe arrogante, por me një qeveri keqdashëse. Tirana është simboli i kësaj keqqeverisjeje. Ka një grup të fortë juristësh dhe kanë bërë një punë të thelluar. Do të bëjmë publike fakte të tjera, që duhej t’i kishte hetuar prokuroria speciale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy